Serbia nis pagesën e ndihmës financiare për serbët në Kosovë

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Pagesa e ndihmës financiare për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë e cila u iniciua nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të fillojë sot.

Kjo u bë e ditur mbrëmë nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiq.

Ajo theksoi se qëllimi i kësaj ndihme financiare është mbështetja e serbëve që jetojnë në Kosovë, shkruan gazeta Blic.

Ndryshe, Bërnabiq ka folur edhe për kërkimfaljen nga presidenti i Çekisë, Millosh Zeman për bombardimet e NATO-s më 1999.Reklamë

“Nuk erdhi nga dikush atje që u bë aksidentalisht president”, theksoi Bërnabiq, duke shtuar se kjo kërkimfalje do të thotë shumë për të personalisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme