Serbia shkarkon anëtarin e RYCO-s, Gashi kërkon nga Gjermania që t’i bëjë presion

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 10:31 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Serbia ka shkarkuar njërin nga anëtarët e RYCO-s vetëm pse ky i fundit ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e sotëm, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media për të njoftuar për shkarkimin e anëtarit serb nga bordi i RYCO-s derisa e ka quajtur shqetësuese ndërhyrjen e politikës në këtë bord.

“Kosova në vitin 2019 e kryeson një nga proceset më të rëndësishme siç është RYCO. Është fat i mirë që të gjitha shtetet anëtarë të RYCO-s kanë pasur përfaqësuesit e tyre, por mbrëmë në orët e vona jemi njoftuar se njëri nga anëtarët e Serbisë është shkarkuar vetëm pse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim dhe mosprezenca e tij ka bërë që ky takim mos të vazhdojë sepse nuk ka pasur kuorum”.

“Ky është një lajm shumë i keq sepse Kosova ka qenë e përkushtuar që ta shtyj përpara misionin e RYCO dhe mua si kryesues i këtij bordi është jashtëzakonisht zhgënjyese veprimi i Serbisë dhe shfrytëzimi i temave politike”.

Gashi i ka bërë thirrje Berlinit që t’i bëjë presion Serbisë që të mospengojë proceset e RYCO-s.

“Në këto rrethana ne nuk mund të mbajmë takim jemi në një gjendje shumë të rëndë. Ata që r kanë themeluar RYCO-n duhet të ulen dhe të analizojnë se nga po shkon RYCO dhe të definojmë përgjegjësitë qe i kanë marr vendet. Serbia po e pengon funksionimin e RYCO-s më tutje. Unë i bëjë thirrje Berlinit që të bëjë trysni në Serbi që të mos pengojnë proceset e RYCO-s”.

Arianit Jashari, anëtarë i Bordit të RYCO-s ka thënë se shkarkimi i anëtarit serb është zhgënjyes dhe shqetësuese, raporton EO.

“Kjo dëshmon realitetin e brishtë në Ballkanin Perëndimor që zëri i të rinjve përfaqësohet nga politika. Të shkarkohet një nga të rinjtë vetëm pse ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim është tepër zhgënjyese”.

“Sot po stopohen edhe disa dokumente që janë jetike dhe për shkak të mungesës së kuorumit ky takim është i dështuar juridikisht sepse s’ka bazë ligjore për të vazhduar tutje”.

Të ngjashme