Serbit i djegin veturën me koktel molotovi

Prishtinë | 10 Mar 2019 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Një serb ka raportuar në Polici, se të dyshuar të panjohur i kanë hedhur koktel molotovi në drejtim të veturës së tij me targa të Serbisë, me c’rast vetura është djegur në tërësi, ndërsa nga zjarri është dëmtuar edhe garuzhda.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Sipas viktimës vlera e dëmit  është rreth 35.000 euro, nuk raportohet për të lënduar.

Të ngjashme