Seremb Gjergjaj e ndihmon Qeverinë, ia përgatit statutin e “Asociacionit të Komunave Multietnike” sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 13 Shk 2022 | 12:11 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seremb Gjergjaj, i njohur si ish-kandidat për president, ka paraqitur dokumentin e tij për “Asociacionin e Komunave Multietnike në Kosovë”.

Ky dokument i cili i përmbush 23 rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese i është dorëzuar nga Seremb Gjergjaj , Qeverisë dhe Presidencës së vendit, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se ky dokument hap rrugë për bllokadën politike, ndërkombëtare dhe vendore për bisedimet Kosovë Serbi.
Tutje Gjergjaj shtoj se dokumenti në fjalë të cilin ia dorëzojë Qeverisë dhe Presidencës i përshtatët të gjitha kritereve të kërkuara nga Gjykata Kushtetuese.

“Asociacioni Multietnik në Kosovë është një draft legal i propozuar për qeverinë dhe për institucionet ndërkombëtare dhe për Presidencën i cili hap rrugë për bllokadën politike është ndërkombëtare dhe vendore për bisedimet Kosovë Serbi.
Ky dokument i cili përfshin procesin legal, procesin financiar, procesin e objektivave dhe synimeve të realizimit dhe të gjitha proceset që një asociacion duhet të ketë në Kosovë, i përshtatët të gjitha kritereve të kërkuara nga Gjykata Kushtetuese të cilat deri më tani kanë qenë të bllokuara dhe të ndaluara nga propozimi i atëhershëm që e ka nënshkruar kryeministri Thaçi në vitin 2013 dhe kryeministri Mustafa në vitin 2015″, tha Gjergjaj

Të ngjashme