Sërish protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 11:17 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj.

Ismet Uka, anëtar i sindikatës së Lotarisë së Kosovës, tha se kërkesa e tyre është është inicimi sa më parë i ligjit për lotarinë e Kosovës ashtu siç është premtuar nga Kuvendi dhe Qeveria.

“Sot kemi dal në protestën e dytë, të punëtorëve të lotarisë së Kosovës, protestën tjetër  e kemi pasë javën e kaluar, kurse sot është protesta e dytë e përsëritur dhe kërkesat janë të njëjta. Edhe në protestën e kaluar pika e parë është inicimi sa më parë i ligjit për lotarinë e Kosovës ashtu siç është premtuar nga Kuvendi dhe Qeveria, pastaj pika e dytë është marrja përsipër e Qeverisë të pagave të punëtorëve të lotarisë pasi siç dihet Lotaria e Kosovës është ndërmarrje publike dhe aksionar pronarë është Qeveria. Kërkesat e tretë është mbulimi i shpenzimeve të cilat i ka Lotaria e Kosovës ndaj qiradhënësve , lokalet me qira që i kem si dhe kontrata ndërkombëtare që kemi për furnizim me terminale për pikat e shitjes të cilat i kemi pas para se të shfuqizohet ligji për lojërat e fatit”, tha ai, raporton EO.

“Javën e kaluar kemi pas takim me zyrtarë politik të kryeministrit Haradinaj janë dhënë premtime se është duke u punuar nëse do të iniciohet ligji mirëpo diçka konkrete deri me sot nuk kemi marrë. Në rast se nuk plotësohen hapat tonë do të jenë që këto ditë do të dalim në protesta sikur këto ditë që kemi dalë deri në realizimin e kërkesave tona”.

Shpresa Vesalci, anëtare e Sindikatës së punëtorëve së Lotarisë së Kosovës, pse Lotaria e Kosovës me asgjë si ka kontribuuar situatës që të shfuqizohet veprimtaria me ligj.

“Qysh jeni të njoftuar edhe ju qysh prej 10 majit ka ardh deri tek shfuqizimi i ligjit për lojërat e fatit ku janë përfshirë edhe lojërat e Lotarisë së Kosovës edhe pse Lotaria e Kosovës me asgjë si ka kontribuuar situatës dhe arsyet për çka ka ardh deri tek ky vendim, ne kemi pritur që shumë shpejtë do të behet ligji i veçantë për Lotarinë e Kosovës ashtu si është premtuar në seancën kur edhe është miratuar shfuqizimi i ligjit mirëpo deri më sot qe dy muaj nuk ka ndodhur asgjë në këtë rast. Lotaria e Kosovës është anëtare e Asociacionit të Lotarive Evropiane qysh prej viti 2013, ndërsa është e certifikuar qysh nga viti 2017 për organizimin për lojërat me përgjegjësi  shoqërore që do të thotë ka lojëra të cilat nuk shkaktojnë varësi , nuk lejohet që personat nën moshën 18 vjeçare të luajnë dhe i respekton të gjitha rregullat”, tha ajo, raporton EO.

“…Duhet të theksohet se Lotaria e Kosovës ka rreth 66 punëtorë, ku shumica prej tyre janë mbajtës së familjeve dhe për momentin janë në gjendje të rëndë ekonomike, atëherë kërkesat e punëtorëve ne i kemi shprehur me anë të shkresave dhe jemi munduar me mbajt takime mirëpo përderisa kemi hasur në vesh të shurdhër”.

Ata kanë paralajmëruar se me protesta do të vazhdohet gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Edhe javën e kaluar këta punëtorë kanë mbajtur një protestë para Qeverisë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme