Serwer me deklaratë të fortë për Grenellin: Ai është mashtrues, jo diplomat, Marrëveshja e Washingtonit nuk vlen

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Eksperti për Ballkanin Perëndimor Daniel Serwer ka folur rreth zhvillimeve të fundit në dialogun Kosovë – Serbi dhe rreth situatës midis dy shteteve në përgjithësi.

Ai i pyetur lidhur me deklaratën e tij për ish të dërguarin Special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ku pati deklaruar se “nuk është mik i kosovarëve”, e ka quajtur ish-shefin e inteligjences së SHBA-ve, mashtrues dhe jo diplomat, shkruan lajmi.net.

”Grenell duhet të shmanget nga kushdo qoftë në Serbi apo Kosovë, që ia dëshiron të mbarën dialogut. Ai është mashtrues, jo diplomat”, tha ai.

Më tej, Serwer ka deklaruar se Marrëveshja e Washingtonit nuk vlen më shumë se dy copa letre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme