Sfidë në shkolla mbetet mirëmbajtja e higjienës, në tri komuna gjendja aspak e mirë

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 10:54 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është publikuar raporti i auditimit të performancës “Menaxhimi i mirëmbajtjes së institucioneve publike-arsimore”, raporton Ekonomia Online.

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit institucionet publike nuk kanë siguruar mirëmbajtje në nivel të duhur të institucioneve arsimore fillore dhe si pasojë nuk janë ofruar kushtet elementare për zhvillimin e procesit mësimor.

Ndihmësja e Auditorit të Përgjithshëm, Vlora Spanca, tha se sipas raporteve të fundit  mirëmbajtja e higjienës mbetet sfidë në shkolla.

Ajo tha se në tri komuna, gjendja e shkollave nuk është e mirë.

“Për të zgjedhur tema relevante auditorët fillimisht kryejnë auditime të fushave të rëndësishme. Fusha e arsimit mbetet në fokus të auditimit. Ne aty kemi kryer disa auditime siç janë tekstet shkollore, menaxhimi i pajisjeve me tekste shkollore. Sipas raporteve të fundit mirëmbajtja e higjienës mbetet sfidë ne shkolla dhe është raportuar se menaxhimi i mirëmbajtjes është jo adekuatë edhe në ambientet e reja shkollore. Në 3 komuna të audituara në përgjithësi gjendja e shkollave nuk është e mirë”.

Drejtoresha e Departamentit të Auditimit, Myrvete Gashi, tha që një mjedis i shëndetshëm shkollor është i domosdoshëm.

“Kjo temë është shumë e rëndësishme se një mjedis i shëndetshëm shkollor është i rëndësishëm për zhvillimin. e aktiviteteve shkollore. Ambienti shkollor duhet të organizohet në mënyrë të vazhdueshëm duke përfshirë pastrimin e të gjithë objektit për tu mundësuar zhvillim të aktiviteteve arsimore. Përmes këtij auditimi ofrohet një vlerësim lidhur me kushtet dhe mirëmbajtjen e procesit mësimor. Periudha e auditimit ka qenë viti 2017/18. Në kuadër së agjencisë së ushqimit është përfshirë inspektorati sanitar. Ne jemi fokusuar në tri komuna Prishtinë, Ferizaj dhe Vushtrri. Matja e rezultateve ne e kemi vlerësimin në 18 shkolla”.

Anëtarja e ekipit të auditorëve, Vlora Duraku, tha se objektiv ka qenë zhvillimi i procesit mësimor.

“Objektivat e auditimi kanë qenë mirëmbajtja dhe zhvillimi i procesit mësimore. Vlerësimi i nivelit qendror kanë qenë MASHT, AUVK-ja. Përzgjedhja e tri komunave është bërë përmes kriterit të numrit më të madh të nxënësve. Së pari institucionet qendrore dhe lokale nuk kanë arritur që të koordinojnë të mbikëqyrin dhe të delegojnë detyrat rreth inspektimeve që duhet kryer në nivele të ndryshme”, tha Duraku, raporton EO.

Anëtare e Ekipit, Ylfete Osmani, tha se nga të gjeturat rezulton se ka mungesë të kontrollit dhe mbikëqyrjes nga organet inspektuese të përgjithshme nga Departamenti i Inspektoratit të MASHT-it.

” Ky udhëzues është paraparë të përfundojë në vitin 2017 dhe nuk është realizuar. Po ashtu gjetje tjetër ka qenë edhe mungesa e kontrollit dhe mbikëqyrjes nga organet inspektuese të përgjithshme nga Departamenti i Inspektoratit të MASHT-it. Po ashtu mungesë e aktiviteteve inspektuese nga AVUK e cila ka pas si obligim të inspektojë kushtet higjienike në të gjitha objektet shkollore”, raporton EO.

Të ngjashme