Sfishta nuk e komenton karantinimin e Pacollit, thotë se trajtimi është i njëjtë për të gjithë

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 11:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Fatmir Sfishta ka thënë se cilido person që vendoset në karantinën në këtë qendër  do të trajtohet njësoj, raporton Ekonomia Online.  

Këtë deklaratë Sfishta e bëri kur u pyet rreth mundësisë së karantinimit të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.  Sfishta ka thënë se nuk është i thirru për të komentuar vendimet e karantinimit.

“Secili person që vendoset në Qendrën studentore trajtohen njëjtë sikurse të tjerët|, tha ai.

Ai ka bërë të ditur se për momentin në karantinën në QS, janë të vendosur 183 persona.

Po ashtu ai ka treguar se në QS janë edhe 250 vende të lira për akomodimin edhe personave  të tjerë që mund të vijnë në Qendrën Studentore.

“Çdo personi që hyn këtu i bëhet një kontroll detal nga dy ekipe mjekësore. Po ashtu edhe në baza ditore ka kontrolle permanente në rast se dikush nga të karantinaurit kërkon ndihmën e mjekeve. Në çdo moment mjekët janë të gatshëm t’iu dalin në ndihmë dhe vizitat janë të rregullta”, tha Sfishta.

Ai ka thënë se tash meqë është muaji i Ramazanit, shujtat për ata që agjërojnë shpërndahen nga ora 18:00 deri në 19:00.

“Ne i kemi bërë dy orare për shujta ushqimore për ata që mbajnë ramazan. Ata që nuk kanë ramazan kanë shujtën nga ora 10 në mëngjes dhe në orën 5 në drekë.   Këta që agjërojnë shërbehen shujta nga 6 e gjys në 7 dhe njëra është shtesën në syfyr”, tha ai për Ekonomia Online.

Ai tha se rreth 900 persona janë karantinuar deri më tani në Qendrën Studentore.

Të ngjashme