Sfishta thotë se Agon Musliu u pranua në Qendrën e Karantinës njëjtë me të tjerët

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 16:56 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-drejtori i Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta, ka thënë se në ditën kur Agon Musliu ka ardhur në Qendrën e Karantinës, nuk ka pasur diçka jo të zakonshme, përveç numrit të madh që kanë pranuar atë ditë.

Ai gjatë raportimit në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë, ka thënë se Musliu është pranuar sikur të tjerët.

“Unë maj mend që kemi pritur një kontingjent shumë më të madh, nga Gjermania mirëpo nuk e kemi ditur sa do të vendosen. Jo gjithçka ka qenë rutinë, ai është pranuar sikur të tjerët dhe nuk ka pasur ndonjë sinjal që ai ka dhënë në momentin kur ka shkuar stafi ynë”.

Tutje ai ka thënë se të karantinuarit nuk kamë pas mundësi që as për ajrosje të dalin jashtë.

“Të karantinuarit s’kanë pasur asnjë mundësi të dalin jashtë, sipas gjasave korridoreve jam takuar por ata i kanë marr fletushkat ku janë njoftuar se qka i rrezikon ata nëse grumbullohen. Ne nuk kemi pasur përgjegjësi dhe brenda objektit nuk ka pasur fare polic. Agoni kur ka ardhur e ka marr drekën kurse ditën tjetër nuk e ka pranuar ushqimin, por ushqimi iu është lënë të dera,por nuk e di tutje a e ka marr ushqimin.

 Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka pyetur Sfishtën se si është bërë shërbimi i ushqimit për të karantinuarit.

“Ushqimin  ua kemi ofruar të paketuam, në çfarë forme e keni ofruar, në rast se do të ndodhtë ndonjë infektim a ka qenë kjo çështje me vendim se ku bie përgjegjësia”.

Sfishta ka thënë se “ushqimi  ka qenë i mbuluar dhe i servuar”.

Të ngjashme