S’funksionon sistemi elektronik në Komunën e Prishtinës, qytetarët mbesin pa dokumente

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 12:26 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qe dy ditë numër i madh i qytetarëve nuk po mund të kryejnë shërbimin e pagesave dhe taksave për shkak se sistemit elektronik ka dal jashtë funksionit në komunën e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Rasim Gashi ka treguar se ka pritur për të marrë një vërtetim që dëshmon se nuk ka tatim në pronë të papaguar.

Gashi gjithashtu ka thënë se zyrtarët komunalë janë arsyetuar me një rënie sistemi të bërë nga ministria e Financave.

“Po pres për një dokument që vërteton se nuk kam tatim. Të premten më kthyen për shkak se më morën për shqyrtim pas orës 15:00. Dje ra sistemi e vetmja kjo është përgjigja prej tyre dhe nuk japin kurrfarë përgjigje tjetër zyrtarët komunalë”.

“Sot po ndodhë e njëjta, na than se ministria e Financave na ka bllokuar sistemin, ne ishim disa atje por ata na than se nuk kemi ne mundësi me ndal sistemin e Komunës. Dje isha i 300 në radhë. Krejt këto dokumente janë me afat ju del afati duhet ke i nxjerr prej fillimit”.

Ndërsa Bajram Aliu tha se ka prit edhe gjatë së martës deri në ora 14:00 dhe nuk ka mund të kryej punë.

“Kurrfarë informata nuk na japin. Ka disa që po hyjnë dhe po kryejnë punë. Sistemi me marr pare për tatim e për kerre jo. Ne jemi qytetarë duhet me na tha s’punojmë sot a nesër a 5 ditë ne nuk vijmë. Këta po punojnë por për neve jo”, u shpreh ai.

Përderisa komuna ka njoftuar se tash nga sistemi elektronik do të kalojnë në atë manual nëpër sportele, duke njoftuar qytetar se një veprim i tillë do të bëhet që nga nesër me datën 10 qershor.

Njoftimi i plotë i komunës:

Ju njoftojme se qe nje kohe te gjate, e ne vecanti ne dy ditët e fundit, ne Komunen e Prishtines nuk eshte duke funksionuar sistemi elektronik per sherbimin e qytetareve/INTRANET. Sistemi eshte qendror dhe menaxhohet e mirembahet nga Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal (MAPL).

Perkunder raportimit te vazhdueshem per kete ceshtje ne Ministrine e Administrimit te Pushtetit Lokal dhe Ministrine e Puneve te Brendshme dhe Administrates, deri me tani nuk eshte ndermarre ndonje veprim.

Andaj, ju informojme se nga neser, e enjte, 10 Qershor, Komuna e Prishtines do te ofroje sherbime manuale ne sportele.

Ju kerkojme falje per krijimin e rradheve te gjata dhe pritjeve per te marre sherbime dhe shpresojme ne reagimin e shprejte te Ministrise per te rregulluar kete problem teknik.

Ju falemnderit paraprakisht per mirekuptimin!

Lexo më shumë:

Të ngjashme