Shala dhe Pfandler flasin për cilësinë e ajrit

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 14:27 | Nga

Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala takoi Ambasadorin e Austrisë në Kosovës Gernot Pfandler.

Në këtë takim ministri Shala duke i uruar mirëseardhje, e falënderoi ambasadorin Pfandler për mbështetjen që shteti austriak ka dhënë në vazhdimësi Kosovës dhe shprehi gatishmërinë për mundësin e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Ambasadori Austriak Pfandler uroi Shalën me rastin e emërimit të tij në postin e ministrit të MMPH, njëkohësisht Pfandler u nda i kënaqur me veprimet në kuadër të planit për masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit, pasi u informua hollësisht nga ministri Shala për planin i cili ndan përgjegjësit ndër institucionale për masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndër institucional për zgjidhjen e kësaj çështje.

Ambasadori Pfandler dhe ministri Shala u dakorduan për shqyrtimin e mundësisë së nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi mes MMPH dhe ministrisë homologe Austriake, memorandum cili do të hapte rrugë për bashkëpunime të shumta në të ardhmen për projekte mjedisore me interes nacional.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme