Shala e Bashota diskutojnë për problemet e lumenjve

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 15:30 | Nga

Në vazhdën e vizitave nëpër komunat e Kosovës, ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, ka vizituar Komunën e Klinës dhe është takuar me kryetarin e kësaj komune Sokol Bashota.

Në takim u bisedua për problemet e lumenjve Drini i Bardhë dhe Klina dhe për projektet e përbashkëta për rregullimin e shtretërve të këtyre lumenjve. Me theks të veçantë u diskutua çështja e sanimit të vërshimeve në këtë komunë.

Po ashtu, u bisedua për projektet e përbashkëta për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Klinës.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe atë të planifikimit hapësinor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme