Shala e Chabert diskutojnë për trajtimin e ujërave të zeza

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 11:41 | Nga

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka zhvilluar sot takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Në takim u biseduan çështje të ndryshme që lidhën më fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, me theks të veçante diskutimi u përqendrua në çështjen e trajtimit të ujërave të zeza dhe menaxhimit të Parqeve Kombëtare.

U.d ministri Shala, falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe ndihmën që Franca ka dhënë për Kosovën në sektorin e Mjedisit, si dhe njoftoi atë më projektet dhe prioritetet e ministrisë dhe mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme