Shala e Këshilli i BIK-ut diskutojnë për xhaminë në Kalabri

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 15:57 | Nga

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, priti në takim Këshillin e Bashkësisë Islame në përbërje të, Hetem Sopi, Idriz Gjigoli dhe Behar Tërnava.

Me këtë rast, mysafirët hapën temën e vendimit të Gjykatës Themelore lidhur ndërtimin e  Xhamisë në lagjen “Kalabria”.

Temë kjo e hapur në vitin 2013, ku më 01.07.2013 Komuna e Prishtinës lëshon leje për ndërtimin e Xhamisë në lagjen Kalabria, ku pas ankesës së banorëve të kësaj lagje, MMPH më 13.09.2013 pezulloi aktvendimin e komunës me arsyetimin e mungesës së Planit të detajuar Rregullues për atë lagje.

Pas ankesës së BIK-ut, Gjykata Themelore në Prishtinë më 11.10.2016 lëshoi vendimin e rikthimit të çështjes në rishqyrtim-rivendosje në MMPH.

Shala theksoi se MMPH do të respektojë çdo vendim të Gjykatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme