Shala e njofton zv.ambasadoren gjermane për masat për cilësinë e ajrit

Prishtinë | 18 Jan 2017 | 16:51 | Nga

Zëvendësambasadorja e Gjermanisë, Christina Gehlsen vizitoi Ministrinë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala.

Siç thuhet në njoftim, takimi kishte fokus vazhdimin e bashkëpunimit me projektet mbështetëse të Qeverisë gjermane akorduar në fushat që mbulon kjo ministri.

Ministri Shala falënderoi zëvendësambasadoren për mbështetjen domethënëse që akordoi Qeveria gjermane në fushat e mbuluara nga ministria të cilën ai e drejton.

Zëvendësambasadorja u shpreh e kënaqur me nivelin e absorbimit të mbështetjes nga stafi i MMPH-ja në implementimin e projekteve në fushat gjegjëse.

Ministri Shala e njoftoi mysafiren e tij me prioritetet e MMPH-së dhe Planin e masave për cilësinë e ajrit si dhe për reformën në organizimin e brendshëm të ministrisë.

Ajo u shpreh e bindur se plani legjislativ i ministrisë dhe reforma e filluar në organizimin e ministrisë do të japin rezultate të mira dhe se Qeveria gjermane do ta shtojë angazhimin për ta mbështetur edhe më shumë këtë ministri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme