Shala: Koha që problemet e eksporteve kosovare në Maqedoni të Veriut të eliminohen

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka zhvilluar një takim me Ushtruesin e Detyrës së ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Rexhep Saliu, që u diskutua për marrëdhëniet në mes të dyja shteteve dhe shkëmbimeve tregtare.

Shala e njoftoi ambasadorin për ankesat e bizneseve nga të dyja anët dhe po ashtu për barrierat që bizneset kosovare kanë gjatë eksportit në Maqedoninë e Veriut.

“Mora zotimin nga ambasadori që këto barriera jo tarifore me Maqedoninë e Veriut të eliminohen sa më shpejt që është e mundur. Unë jam i fokusuar që t’i ndihmoj biznesit vendor duke adresuar problemet e tyre dhe qëllimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është që prezenca e prodhimeve kosovare të rritet në vendet e rajonit dhe me gjerë, duke ndikuar direkt në rritje të eksportit të prodhimeve tona”, tha Shala.

Ndërsa Ushtruesi i Detyrës së ambasadorit Saliu shprehu gatishmërinë që diskutohet për gjetjen e modaliteteve në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për t’i eliminuar barrierat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme