Shala merr pjesë samitin më të madh global të filantropisë

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në samitin më të madh global të filantropisë, paqes dhe të drejtave të njeriut” Nexus Global Summit të OKB-së” i cili zhvillon punimet nga dt 25-28 korrik në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

Ambasadorja Shala në sesionin kryesor plenar të këtij samiti para rreth 600 pjesëmarrësve nga mbarë bota do të shpalos krimet e kryera nga ana e Serbisë gjatë luftës në Kosovë, rolin e komunitetit ndërkombëtar në krijimin e paqes në vend, dhe progresin që ka shënuar Kosova në fusha të ndryshme 20 vite pas luftës.  Theks të vecantë në fjalimin e saj do të ketë edhe cështjen e të zhdukurve dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë  etj.

Ndër të tjera në margjina të këtij samiti, Shala do të jetë pjesë edhe e sesionit  të vecantë të organizuar nga OKB për të diskutuar mbi temën “ Ngacmimi seksual dhe eliminimi i dhunës dhe ngacmimit në vendin e punës” bashkë me zyrtarët më të lartë të agjencive të ndryshme të OKB-së.

Pas përfundimit të punimeve të samitit, vizitën e saj në New York do ta vazhdoj me takime individuale me përfaqësuesen e posacme për rininë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, konsullatën e Kosovës në New York dhe takime të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme