Shala: Në veri nuk ka krizë humanitare, Serbia po inskenon

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 13:19 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI),  Endrit Shala, tha se nuk ka krizë dhe shqetësim për mungesë të produkteve ushqimore në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se atje nuk ka krizë humanitare dhe se Serbia po inskenon.

“Në veri nuk ka krizë humanitare, të gjitha pikat kufitare janë të hapura dhe lejohet hyrja në mënyrë ligjore dhe me informatat nga inspektorët nuk ka shqetësim për mungesë të produkteve ushqimore në atë pjesë. Ne si Qeveri kemi informata që organizma të Serbisë janë të interesuara që përmes disa pikave shitëse në veri të simulojnë kinse në disa pika në atë pjesë nuk ka produkte, të sjellin reagim për kinse një krizë humanitare, nuk do të lejojmë të ketë krizë pasi ne si Qeveri nuk do ta lejojmë këtë.” Shala.

Këto komente  Shala i bëri në debatin e organizuar nga Kolegji Riinvest me temën “Efekti i Taksës 100%”.

Të ngjashme