Shala nga shtabi i LDK-së në Junik: Lajmi për arrestimin e djalit të kandidatit tonë është i rremë

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Lajmin për arrestimin e djalit të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Junikun, e kanë mohuar nga shtabi i kësaj partie në këtë komunë.

Zenun Shala, zëdhënës shef i shtabit të LDK-së në Junik, ka thënë se ky lajm është i rremë dhe nuk qëndron, dhe sipas tij e kanë shpërndarë aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Ne si shtab zgjedhor i LDK-së në Junik nuk kemi kësi informacioni, ky lajm është lajm i rremë, është bërë nëpër Facebook-at e aktivistëve të aleancës por si lajm nuk qëndron, ne nuk kemi kurrfarë informacioni për këtë ngjarje”, ka thënë Shala.

Ai u shpreh i sigurt që djali i kandidatit të tyre nuk e ka kërcënuar menaxheren e qendrës së votimit në këtë komunë.

“Jam shumë i sigurt që nuk ka ba kërcënim”, u shpreh ai.

Të ngjashme