Shala për krizën me rrymë: Të ndërpritet pagesa për veriun, të respektohet Kushtetuta

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 10:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria nuk duhet që të ndaj mjete për pagesën e rrymës për serbët e veriut  të vendit.

Madje ai ka shtuar se kanë reaguar me vite të tëra, por që një kërkesë e tillë nuk është marrë parasysh nga asnjë Qeveria e as tash nga kryeministri Albin Kurti.

Megjithatë, ai theksoi se të gjithë qytetarët duhet të trajtohen sipas Kushtetutës e cila garanton barazi para ligjit.

Për shkak të mungesës së vullnetit politik, ai shtoi se të gjitha qeveritë kanë vazhduar t’i privilegjojnë serbët e veriut duke i furnizuar me energji nga taksat e qytetarëve të pjesës tjetër të vendit.

“Ne kemi reaguar shumë herë me vite të tëra. Ne kemi pasur takime edhe me ministrin edhe me kryeministrin ku kemi kërkuar që qytetari i Kosovës duhet të trajtohen sipas Kushtetutës së Kosovës dhe e cila garanton barazi para ligjit për të gjithë qytetarët pavarësisht pavarësisë etnike. Mirëpo për shkak të një mungese të vullnetit politik te gjitha qeveritë duke përfshirë edhe Qeverinë Kurti 2 e kanë vazhduar t’i privilegjojnë serbët e veriut të cilët marrin para edhe nga buxheti i Kosovës edhe nga buxheti i Serbisë dhe 100% i shërbejnë Serbisë”.

“Ndërkaq institucionet e Kosovës në vend që të marrin një qëndrim i cili është në përputhje me ligjin i favorizojnë dhe diskriminojnë qytetarët shqiptar të cilët janë pagues të rregullt të rrymës dhe të cilët nuk kanë as kushte minimale. Kjo Qeveri ka ardhur me premtim se nuk do të paguajë rrymën ndërkaq para një jave ua ndau KESKO-s 40 milionë euro para për t’ua paguar rrymën serbëve të veriut”.

Të ngjashme