Shala: Raporti i GREVIO-s e ndihmon Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 11:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, në lidhje me raportin mbi vlerësimin e përafrimit të ligjeve, politikave dhe masave të tjera të Kosovës sipas standardeve të Konventës së Stambollit.

Raporti i përgatitur nga Grupi i Ekspertëve për Veprim Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (GREVIO) u cilësua si shumë i rëndësishëm nga zëvendësministrja Shala, sepse, siç tha ajo, ai e ndihmon Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, raporton Ekonomia Online.

“Raporti i GREVIO-s është shumë i rëndësishëm sepse e ndihmon Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës”.

Tutje, Shala tha se raporti do të bëhet publik në mesin e tetorit, pasi që të merren komentet nga institucionet përgjegjëse.

“Raportet me Këshillin e Evropës i kemi filluar qysh në janar të këtij vitit. Kemi bërë analizë në vendin tonë sipas kërkesave të konventës së Stambollit”.

“Raporti bëhet publik në mes të tetorit. Ekspertet e GREVIO-s kanë hartuar raport sa i përket bazës ligjore. Draftin e dytë të raportit e kemi pranuar në korrik dhe i është dërguar institucioneve përgjegjëse. Aktualisht jemi duke pritur komente nga institucione përgjegjëse. Pasi ti pranojmë këto me 15 shtator ia rikthejmë komentet tona ekspertëve të GREVIO-s. Funksionojmë me 15 ekspertë”. 

Zëvendësministrja e Drejtësisë gjithashtu tha se ky raportim e ndihmon Kosovën që ta ketë një pasqyrë të qartë të obligimeve që rrjedhin nga konventa e Stambollit si dhe të identifikojë sfidat me të cilat përballen institucionet e vendit.

“Ne do ta kemi pasqyrë të qartë të obligimeve që rrjedhin nga konventa e Stambollit dhe nismën për ligjin për mbrojtjen e dhunës në familje. Raporti GREVIO identifikon sfidat që përballen institucionet vendore”.

Edhe kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje, e cilësoi shqyrtimin e raportit si të rëndësishëm për Kosovën, duke thënë se mund të merren shumë gjëra pozitive.

Ndërsa, deputetja e VV-së, Tinka Kurti, tha se ligji për parandalimin e dhunës ka qenë në fokus dhe tashmë është përpunuar një draft.

“Gjatë kohës së qëndrimit të ekspertëve kemi mbajtur takim. Ne jemi të vetëdijshëm që ligji për parandalimin e dhunës është i rëndësishëm edhe për raportin e GREVIO-s. Prej që kemi marrë mandatin jemi të orientuar rreth atij ligji që tashmë e kemi një draft”.

Nga deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, pati një ankesë rreth kujdesit shëndetësor, pasi që siç tha ajo, ka mangësi.

“E kam parë që ka mangësi në kujdesin shëndetësor”.

Kurse, Eliza Hoxha nga PDK tha se raporti e ndihmon Kosovën dhe procesin nga brenda.

“Edhe për mua proces i njohjes me dokumente të tilla që janë të domosdoshme për Kosovën dhe që e ndihmojnë procesin nga brenda”.

No description available.
No description available.

Të ngjashme