Shala: Shqiptarët në Koraci po ndihmojnë ndërtimin e Kosovës

Prishtinë | 15 Mar 2017 | 08:14 | Nga

Gjatë qëndrimit për vizitë zyrtare në Kroaci, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala ka takuar edhe komunitetin shqiptarë atje.

Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se integrimi i diasporës shqiptare në Koraci është shembull se si kanë arritur të integrohen dhe të veprojnë në sfera të ndryshme edhe pse janë jashtë vendit të tyre.
Ai ndër të tjera tha se bashkëpunimi mes shtetit të Kosovës dhe Koracisë është shumë i mirë , e krejt kjo sipas tij është fal shqiptarëve që jetojnë atje dhe mundësojn bashkëpunimin më të mirë mes dy vendeve.

Lexoni postimin e plotë:

Gjatë qëndrimit në Kroaci, kam realizuar takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend, përkatësisht me përfaqësuesit e organizatave shqiptare në Kroaci të organizuara në kuadër të Unionit të Shqiptarëve të Kroacisë, të kryesuar nga z. Esat Qollaku.
U njoftova për organizimin e komunitetit shqiptarë në Kroaci, problemet, punën dhe angazhimin e organizatave shqiptare nën ombrellën e Unionit të Shqiptarëve të Kroacisë, si dhe për aktivitetet e tyre në ruajtjen e traditës, kulturës dhe gjuhës shqipe.
E vlerësoj shumë lartë kontributin e komunitetit shqiptarë në Kroaci, jo vetëm në luftën për liri në Kosovë, por edhe për angazhimin në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe në fuqizimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis Kroacisë dhe Kosovës.
Komuniteti shqiptarë në Kroaci është një ndër shembujt më të mirë në diasporën shqiptare sa i përket organizimit dhe integrimit në të gjitha sferat zhvillimore të vendit ku ata jetojnë, punojnë dhe veprojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme