Shala: Skenari i Serbisë për propagandë është demaskuar

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se me Ministrinë që ai udhëheq, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe disa biznese kanë organizuar pika shitëse mobile me pakicë në veriun e vendit, shkruan EkonomiaOnline

Shala tutje ka thënë se skenari i Serbisë për propagandë është demaskuar dhe Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të gjithë qytetarët pa dallim.

Shkrimi i tij i plotë:

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me disa prej bizneseve më të mëdha të vendit që merren me shitjen e produkteve ushqimore, dhe në koordinim me Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme kemi.

Tashmë skenari i Serbisë për propagandë është demaskuar dhe Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të gjithë qytetarët pa dallim.

Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës ka organizuar hapjen e pikave shitëse të përkohshme me pakicë në veriun e vendit.

Qëllimi i vetëm i këtij aksioni është ofrimi i të gjitha produkteve elementare banorëve të asaj ane.

Sot iu kemi dhënë përgjigje të gjitha veprimeve politike të orkestruara nga Serbia, përgjigje e cila vulosë sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të jetë viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga agjentë të jashtëm. Kosova është shtet që ne ndajmë bashkë si shoqëri! E.SH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme