Shala takim me përfaqësuesit e BERZH-it në Kosovë

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala priti në një takim pune përfaqësuesit e Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim – BERZH në Kosovë, të udhëhequr nga NeilTaylor, Drejtor i Zyrës së BERZH-it për Kosovë  dhe zyrtarët e tjerë.

Me këtë rast, Shala ka njoftuar përfaqësuesit e BERZH-it lidhur me aktivitetet e kësaj ministrie dhe me theks të veçantë përmendi përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat, përmirësimin e klimës së biznesit dhe heqjen e barrierave për bizneset dhe rregullimin e tregut të brendshëm dhe ngritjen e kapaciteteve për ri-funksionalizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik – KKZHE.

Përfaqësuesit e BERZH-it në Kosovë u interesuan për projektet që udhëhiqen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e në veçanti për projektin për zhvillimin e fazës së  dytë të zgjerimit të Parkut Industrial në Drenas si dhe zhvillimit të mëtutjeshëm edhe të zonave tjera ekonomike në disa qendra kosovare.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të  të dyja institucioneve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme