Shantazhohet përmes telefonit, kërkon ndihmën e Policisë

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Një person në Prishtinë ka njoftuar Policinë se përmes telefonit është shantazhuar nga një i panjohur.

“Me 09.06.2019 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se përmes telefonit nga një i dyshuar mashkull K/Shqiptar është kanosur se do t’i publikojë disa video ku sipas tij ia dëmton imazhin e tij personal. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme