ShBA-ja i dhuron FSK-së 55 automjete të blinduara – Osmani kërkon edhe helikopterë

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 11:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e dhurimit të 55 automjeteve ushtarake të blinduara nga ShBA-ja për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), tha se kjo është ditë e veçantë për popullin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, dhurimi i këtyre automjeteve është dëshmi se ShBA-ja ka qenë gjithmonë pranë Kosovës. Madje ajo ka garantuar se do të mbështesin çdo iniciativë të shtetit më të fortë ne botë, duke përmendur këtu strehimin e afganëve.

Këto pajisje tha ajo do t’i ndihmojnë ushtrisë të zgjerojë kapacitet, madje ka kërkuar që Kosova të pajiste edhe me helikopterë, duke kërkuar ndihmën e të gjithëve.

“Është ditë e veçantë për popullin e Kosovës ngase ShBA-ja po dhuron forcave tona 55 mjete ushtarake në vlerë të madhe që të thellohet ndërveprimi i ushtrisë sonë me forcat aleate”.

“Jam e lumtur që po jetësohet ëndrra jonë që ushtria jonë të ushtroj kapacitete operacionale. Shpreh mirënjohje për presidentin Biden, Ambasadorit Kosnett e popullit amerikan”.

“Ne u jemi përjetësisht mirënjohës dhe nuk do të rreshtin kurrë së ofruari dorën tonë të ndihmës siç po bëjmë me strehimin e afganëve”, tha ajo, raporton EO.

“Këto pajisje do të ju ndihmojnë që të zgjeroni edhe më tej kapacitete tuaja, aftësisë operacione të rrihen dukshëm dhe bashkë më ShBA-në të jemi garantues të paqes”.

“Shpresoj që faza e ardhshme të ofrojë helikopter që mungojnë në Kosovës. Kërkojë ndihëm e aleatëve tanë për tu pajisur me këto edhe forca jonë. Sa më shpejt do ta mbyllim fazën e transformimit”.

Të ngjashme