ShBA-ja kërkon që dhuna në familje të trajtohet si kategori prioritare

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 11:25 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së ShBA-së, Colleen E. Hyland  tha se ShBA do t’i përkrah iniciativat për parandalimin e krimit.

“Fakti që Kosova po shënon në rutinë këtë ceremoni tregon për rëndësinë që i kushtohet viktimave. Të gjithë supozojmë që familjet i mbështesin anëtarët e vet dhe prindërit i rritin fëmijët e vet, kur ka dhunë në familje kjo le shenja permanente. Ambasada e ShBA ka kontribuar në mënyrë domethënëse në parandalimin e dhunës në familje në Kosovë”.

“Kemi kërkuar që dhuna në familje të trajtohet si kategori prioritare. Këtë vit Kosova ka vrasje tragjike si pasojë e dhunës në familje. Shpresoj që konferencat e viteve të ardhshme do të jemi duke folur për sukseset e parandalimit të dhunës,” është shprehur Hyland në ceremoninë e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, raporton Ekonomia Online.

LEXO Edhe: Thaçi kërkon nga prokurorët e gjykatësit t’i marrin seriozisht përgjegjësit që kanë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se Kosova ka legjislacion të avancuar në parandalimin dhe ndëshkimin e krimit.

“Përderisa Kosova është vendi i parë në rajon që ka ndërtuar mekanizmat e duhur institucional mund të konfirmoj që nga viti në vit po rregullohet sistemi që garanton të drejtat e viktimave”.

“Gjatë muajit të ardhshëm pres përfundimin e punës së Kodit të Procedurës Penale në mënyrë që në praktikë të jetë sa më i zbatueshëm. Jam këtu për të shprehur përkushtimin tonë që të kontribuojmë në krijimin e kushteve sa më të mira të drejtësisë që tu ndihmojmë viktimave. Duhet të bëhet më shumë që viktimat e krimit të jenë në dijeni për të drejtat e tyre,” tha Tahiri.

LEXO Edhe: Lumezi: Askush s’do të amnistohet nga ndjekja penale pavarësisht statusit në shoqëri

Kryetar i Gjykatës Supreme Enver Peci tha se zbatimi i legjislacionit nuk është i kënaqshëm derisa porositi që të vihen para drejtësisë kryesit e krimit, raporton EO.

“Të jetuarit në një vend të vogël siç është Kosova na ka përballur shpesh herë me viktima të dhunës e krimit, me të akuzuar e fëmijë që ju janë shkelur të drejtat. Përpjekjet tona për të forcuar sundimi e ligjit, shpesh herë hasim në probleme. Sot në shënimin e kësaj jave ne si gardian të drejtave të njeriut jemi të obliguar të garantojmë drejtësi për çdo qytetarë. Nuk guxojmë dhe nuk na falet që të jemi tolerant ndaj dhunuesve dhe krimineleve. Kosova nuk lëngon nga legjislacioni por nga zbatimi i tij në terren. Çfarëdo lloj kompensimi nuk është i mjaftueshëm sepse askush s’mund ta kompensoj dhunën prandaj kriminelet duhet të kapen e ta vuajnë atë që e meriton ë”, tha ai.

Menaxheri i Zyrës për Mbrojtjen dhe ndihmën e viktimave, Basri Kastrati, tha se numri i viktimave të dhunës po shtohet derisa theksoi që kjo rrit përgjegjësinë e institucioneve për t’u dal në mbrojtje.

“Në Kosovë një numër i ndjeshëm i viktimave të krimit kanë nevojë për ndihmë. Kjo na jep një përgjegjësi të madhe në mënyrë qe të jemi sa më profesionist. Fokusi jonë do të jetë në ligjin për kompensim të viktimave dhe në ligjin për dhunë në familje”.

“Rëndësia e kompensimit të viktimave të krimit shihet edhe në mirëqenien sociale të tyre. Neve si institucione duhet të bëjmë sa më shumë në informimin dhe sensibilizimin për viktimat e krimit”, tha ai.

1374 raste janë lajmëruar për dhunë, 1081 raste janë të dhunës në familje, 57 prej tyre kanë kërkuar urdhër mbrojtje.

Kjo javë e konferencës po mbahet për 9 vite me radhë ndërkaq konferenca do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.

Të ngjashme