ShBA po përpiqet si ta ndihmojë financiarisht Guaidon

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump është duke shikuar për të gjetur mënyra për ta ndihmuar financiarisht liderin opozitar në Venezuelë, Juan Guaido.

Ai është njohur nga Amerika si president pas vetshpalljes, duke dashur që ta largojnë nga pushteti Nicolas Maduron.

Ndihma financiare do të bëhet në mënyrë që Guadio të paguajë ushtrinë dhe punëtorët qeveritarë, kanë konfirmuar për CNN tre zyrtarë të SHBA-së, transmeton Klan Kosova.

“Ata po përpiqen se si të gjejnë mënyrën për të ndihmuar qeverinë e përkohshme në mënyrë që të mund t’i kryejë pagesat dhe të tilla gjëra. Kjo është e gjitha që mund të thuhet” ka thënë ky zyrtar”.

“Ajo do të përfshinte pagesat e ndryshme përfshirë atë për ushtrinë”.

SHBA është duke llogaritur në disa mënyra se si mund ta ndihmojë Venezuelën edhe me ndihma humanitare.

Paratë nuk pritet që të dërgohen direkt në Venezuelë, por sipas këtyre burimeve ato do të dërgohen në ndonjë vend tjetër fqinj me Venezuelën, sikur Kolumbia dhe pastaj do të gjendet mënyra se si ato të futen përmes kufirit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme