Shefi i BE-së përgëzon në shqip fëmijët për ditën e tyre, uron të rriten shëndetshëm e të kenë qasje në arsimim

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 17:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog ka vizituar kopshtin “Cicërima” në kryeqytet dhe është takuar me fëmijët e këtij kopshti, raporton Ekonomia Online.

Ai pasi ju drejtuar medieve tha se BE-ja mbetet e përkushtuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe krijimit të vendeve të reja të punës duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm.

“Jam i kënaqur që po vizitojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve këtë çerdhe, kjo çerdhe është ndërtuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e projektit për infrastrukturë komunale që financohet nga BE-ja”.

“Zyra e BE-së ka trajtuar probleme ta ndryshme në Kosovë posaçërisht në nivelin komunal. Zyra e BE-së mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe krijimit të punësimit dhe të investimit duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë. Po ashtu arsimi mbetet prioritet si dhe pjesëmarrja ne tregun e punës”.

Ai tha se Zyra e BE-së ka investuar mbi 50 milionë euro në komunat e Kosovës duke përfshirë projekte të ndryshme.

“Zyra e BE-së ka investuar mbi 50 milionë euro ne komunat e Kosovës, në infrastrukturë, ne arsim për fëmijë, në kopshte, në biblioteka dhe në fillim të këtij viti. Hapësirat e reja të këtij objekti sigurojnë kujdes të veçantë për fëmijët”.

Szunyog me rastin e Ditës së Fëmijëve u është drejtuar atyre me një fjalim në gjuhën shqipe.

“Çdo fëmijë duhet të rritet shëndetshëm dhe të ketë qasje në arsimin e duhur sepse këto elemente janë të rëndësishme për zhvillimin në të ardhmen”.

Szunyog gjatë pranimit të certifikatës nga drejtoresha e çerdhes, tha se falënderimi nuk i takon vetëm atij, por gjithë zyrës së BE-së.

“Pranoj certifikatën e mirënjohjes me kënaqësi edhe ose nuk mund t’i marr të gjitha meritat sepse këto i shkojnë para rendësve të mi dhe të gjithë zyrës dhe kam kënaqësinë që kam pas mundësi me dhanë një kontribut për fëmijët sepse janë e ardhmja”.

Drejtoresha e çerdhes Nazmije Krasniqi-Podrimçaku, ka falënderuar BE-në për mbështetjen në këtë projekt, raporton EO.

“Ndoshta është shumë pak por këtë mirënjohje ja dhuruam për kontributin e dhënë. Krejt populli i Kosovës jemi mirënjohës për BE-në sepse kanë bërë shumë”.

“…e falënderim ambasadorin për ditën e 1 Qershorit, kemi qenë të nderuar për këtë vizitë dhe një falënderim që investoj në ndërtimin e këtij institucioni”.

Shefi i BE i uron në shqip fëmijët për ditën e tyre: Duhet të rriteni shëndetshëm e të keni qasje në arsiminKopshti “Cicërimat”, është projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Të ngjashme