Shefi i BE-së porosit institucionet: Investimi në të rinjtë është i vetmi investim që garanton kthim

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 10:39 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Tomash Szuyong tha se investimi në të rinjtë është i vetmi investim që garanton kthim, raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë lansimit të studimeve gjurmuese, projekt ky i mbështetur nga Bashkimi Evropian për Aftësimin Profesional (AAP), rikualifikimin profesional dhe punësimin  (ESVET PRO), shtoi se këto studime janë mjet efikas për të gjithë të diplomuarit që mund të kenë një adresë në tregun e punës.

“Studimet gjurmuese që po i lansojmë sot janë një mjet efikas për të siguruar që të diplomuarit nga AAP të adresohen nga tregu i punës. Prek edhe grupet e margjinalizuara. Problem i madh është që forca jo aktive është e madhe, ku tek gratë është 80 për qind”

Tutje ai tha se pandemia e ka vështirësuar edhe më shumë këtë sektor.

“Covidi e ka vështirësuar edhe më shumë këtë aspekt, sfidat janë edhe të tjera. Sektori jo formal i tregut, ku 8.5 për qind e fëmijëve ndjekin arsimin parashkollor e që kjo pengon gratë të jenë pjesë e tregut të punës”.

Gulten Aka-LuxDev, përfaqësuese rezidente në zyrën regjionale në Kosovë, tha se ky projekt synon t’i të përmirësoj strukturën e arsimit në Kosovë dhe të ndihmojë aftësimin profesional me nevojat e tregut të punës, raporton EO.

“Ky projekt synon të përmirësoj strukturën e arsimit në Kosovë dhe të ndihmojë në aspektin profesional. Besojmë që studimet gjurmuese ofrojnë informata të besueshme, ndihmojnë në kurrikula, në zhvillim të karrierës”, tha ajo.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme