Shefi i BE-së: U bëj thirrje institucioneve të Kosovës t’i përmirësojnë reagimet ndaj sulmeve që u bëhen mediave

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përgëzuar Kosovën për gatishmërinë që t’i strehojë gazetarët ukrainas dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për mbrojtjen e mdiave të lirisë së fjalës.

Szunyog në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit tha se mediat duhet të gëzojnë siguri dhe u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të përmirësojnë reagimet në sulmet mbi median, raporton Gazeta Express.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua të përgëzoj Kosovën për gatishmërinë e saj për të pritur gazetarë ukrainas dhe Asociacionin e Gazetarëve për mbrojtjen e medias dhe lirisë së shprehjes. Mediat duhet të gëzojnë sigurinë dhe u bëj thirrje institucioneve të Kosovës përmirësojnë reagimet ndaj sulmeve ndaj mediave”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme