Shefqet Krasniqi: Motrave shqiptare nuk ju them prostituta (Video)

Prishtinë | 03 Gus 2016 | 12:11 | Nga

Megjithëse u përfol shumë për deklaratat e tij, hoxhë Shefqet Krasniqi në një intervistë për “Zërin” ka thënë se nuk është haram që të shkohet në det.

Krasniqi ka thënë se Zoti e ka krijuar detin për njerëzit, mirëpo ekzistojnë disa rregulla se si shkohet në deti.

Ai ka në këtë intervistë ka shpjeguar disa mënyra se si duhet të shkohet në det.

“Deti është mrekullia me e madhe që e krijuar Allahu. Myslimani nuk e ka haram të shkojë në deti, por duhet t’i gjej mënyrat se si të shkohet atje”.

Krasniqi ka thënë se është keqkuptuar dhe devijuar ligjërata e tij.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk do të fyente motrat shqiptare e aq më pak t’i quante me terme “të rënda” siç thotë ai “prostitua”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme