Shell dhuron 27 laptopë për shkollën fillore “Faik Konica”

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Duke parë problemet e vazhdueshme të cilat po shkaktohen në proceset mësimore si rezultat i Covid-19 dhe pas kërkesës nga kryetari i Këshillit drejtues të shkollës fillore “Faik Konica”, Kushtrim Demiri, Shell Kosova i është bashkangjitur iniciativës për të dhuruar donacion 27 laptopë – nga një për secilën klasë.

Nëpërmjet kësaj iniciative, Shell Kosova ka ndjerë obligim që t’i ndihmojë mësimdhënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë dhe t’ua lehtësojë zhvillimin e mësimit edhe në formë virtuale.

Iniciativa për donacione nuk kanë munguar as në të kaluarën nga Shell Kosova, e cila ka qenë gjithmonë e gatshme për të kontribuar në projekte të ndryshme me karakter lehtësimi dhe zhvillimi për shoqërinë tone drejt shtegtimit të tyre për sukses.

Të ngjashme