Shell Kosova ju uron Festën e Flamurit të gjithë Shqiptarëve

Prishtinë | 28 Nën 2020 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

28 Nëntori është ditë e shenjtë dhe datë e rëndësishme e kombit tonë që përmbledh aspiratat për liri. Kjo festë na bashkon të gjithë shqiptarëve, nën hijen e flamurit kuq e zi, për të kujtuar rrugën që e kemi kaluar deri më sot, gjakun e dëshmorëve të rënë dhe brezat e tërë që janë sakrifikuar për liri, të cilët dhanë edhe jetën për arritjen e lirisë dhe pavarësisë që një pjesë e shqiptarëve sot e gëzojmë.

Shell Kosova po ashtu falënderon Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët për kontributin dhe bashkëpunimin ndanë mirënjohje Drejtorit të Shell Kosova – Lulzim Kryeziu.

OVL po ashtu falënderoi për kontributin e të ndjerit Latif Kryeziu, i cili bëri shumë për lirinë e vendit tonë dhe për luftën  e drejtë të UÇK-së. Kontribuoi me të gjithë familjen në krizat më të mëdha që po kalonte vendi ynë por edhe sot janë pasardhësit e tij djemtë dhe nipat që vazhdojnë ta ndihmojnë dhe ta përkrahin edhe në paqe popullin, vendin, ekonominë dhe organizatat e ndryshme qe janë në shërbim të vendit tone.

(Artikull i sponsorizuar)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme