Shembet ballkoni i një ndërtese të re në Dragodan

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Ballkoni i një objekti në ndërtim e sipër në Prishtinë, është shembur.

Nga disa foto që kanë arritur në adresë të Reporteri.net, shihet se në këtë ndërtesë në lagjen e Dragodanit, janë duke u bërë punime, ndërkohë që pjesa e ballkonit është shembur.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar deri te kjo dhe as nëse dikush ka pësuar lëndime nga ky incident.

Në lidhje me këtë çështje Reporteri.net ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit kanë thënë se nuk kanë detaje.

Objekti në fjalë është duke u ndërtuar nga kompania “ARC Construction”.

Të ngjashme