Shembet dheu në një vendpunishte në kryeqytet, pronari nuk lejon ekipin e EO-së të xhirojë

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 11:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë, ka ndodhur një incident ku nga shembja e dheut janë dëmtuar disa vetura, raporton EkonomiaOnline.

Shembja e dheut dyshohet se ka ndodhur për shkak të punimeve që janë duke u kryer poshtë rrugës.

EkonomiaOnline ka shkuar në vendin e ngjarjes për të realizuar një kronikë për gjendjen pas rrëshqitjes së dheut, por që është penguar nga pronari i kompanisë ndërtuese, edhe pse ekipi ynë kishte leje nga inspektori i ndërtimit.

Pronari i kompanisë ndërtuese “Kosova Project& Contruction”, Arsim Rexhepi e ka tërhequr për krahu gazetaren Norë Kelmendi, duke e larguar nga vendpunishtja teksa është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Inspeksioni ndërpret punimet, i shqipton 500 euro gjobë pronarit

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se pasi janë njoftuar për rrëshqitjen e dheut, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dy ekipe të Inspeksonit, një nga Sektori i Rendit Komunal edhe një nga Sektori i Ndërtimit.

“Pala në këtë rast nuk e ka respektuar lejen ndërtimore, sepse ende nuk e ka ndërtuar murin mbrojtës. Si rrjedhojë, Inspektori kujdestar nga Sektori i Ndërtimit e ka obliguar që t’i ndërpresë të gjitha punimet, si dhe e ka shqiptuar gjobën në vlerë 500 euro”, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Inspektori kujdestar i Sektorit të Rendit Komunal e ka shqiptuar gjobën tjetër për dëmtim të rrugës, gjithashtu 500 euro, si dhe e ka urdhëruar palën që menjëherë ta rikthejë terrenin në gjendjen e mëparshme”.

“Vazhdimi i punimeve në ndërtimin e këtij objekti do të jetë i mundur vetëm pasi të vendoset muri mbrojtës sipas lejes ndërtimore, dhe pasi të rregullohet pjesa e dëmtuar e rrugës”, thekson Komuna e Prishtinës.

Të ngjashme