Shembet ish-hoteli “Adriatiku” në Mitrovicë, një person nën rrënoja

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Së paku një person ka mbetur nën rrënojat e një ndërtese që është shembur në Mitrovicë.

Një pjesë e ndërtesës së ish-hotelit Adriatik është shembur në Mitrovicë.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë apel organeve të sigurisë që të punojnë në maksimum.

“Ju bëjë apel organeve të sigurisë që ta japin maksimumin për shpëtimin e tij, dhe po ashtu kërkoj nga kompanitë ndërtimore që posedojnë makineri adekuate të dalin urgjentisht në vend të ngjarjes për heqjen e gërmadhave me mjetet e tyre”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ai thotë se është jashtë vendit, por që është i informuar se pjesa më e madhe e hotelit është shembur,

Një pjesë e ish hotelit "Adriatiku" është shembur para pak minutash, ku për pasojë dyshohet se një person është zënë nga…

Posted by Agim Bahtiri on Monday, April 22, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme