15 të vdekur dhe 218 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Regjistrohen 15 viktima nga Coronavirusi brenda 24 ore në Kosovë, ndërsa janë shëruar 156 persona dhe 218 raste të reja

Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Numri total i rasteve pozitive është 9.492 raste nga 38.803 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 284 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri.

156 TË SHËRUAR DHE 218 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Mittwoch, 5. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme