2 mijë e 562 raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 07:18 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbrëmjen e së dielës bëri të ditur se 2 mijë e 562 raste aktive me Covid-19 janë në vendin tonë.

“Më 12 korrik 2020, janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.”, informoi IKSHPK.

Instituti konfirmoi edhe 216 raste me Covid-19. Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme