501 të infektuarit me Covid-19 vijnë nga këto vendbanime të Kosovës

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

IKSHPK ka publikuar të dhënat e fundit për situatën me koronavirus në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 vdekje dhe 501 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa 250 persona kanë mposhtuar virusin që ka origjinë nga Kina.

Si rëndom për nga numri i rasteve pozitive prin Prishtina me 249 raste të reja, Ferizaj me 45 raste e Gjakova me 44 raste.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Ferizaj 45 raste, Gjakovë 44 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Prizren 22 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Podujevë 14 raste, Drenas 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Shtime 8 raste, Rahovec 6 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Viti 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë dhe Klinë”, njofton IKSHPK.

Tutje IKSHPK, u bën apel qytetarëve të mbulojnë gojën dhe hundën me maskë, të mbajnë higjienën e të respektojnë distancën

Të ngjashme