573 pacientë me Covid-19 po trajtohen nëpër spitale – Krasniqi: Kemi lënë anash shërbimet e tjera

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 11:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtor i SHSKUK-së Valbon Kransiqi ka thënë se nga mesi i muajit shkurt është vërejtura rritje e numri të pacientëve që kërkojnë hospitalizim, raporton Ekonomia Online.

Ai në mbledhjen e  e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me Covid-19, shtoi se nëpër spitale  tani janë duke u trajtuar 573 pacientë.

Krasniqi ka kërkuar respektim të masave në mënyrë që të mos lihen anash edhe shërbimet e tjera.

“Nga mesi i javës së kaluar ne vërejmë rritje të pacientëve që kërkojnë spitalizim dhe kemi 573 pacientë të shtrirë në klinikat tona”.

“…ne kemi ndërmarr masa që i kemi paraparë në menaxhimin e pandemisë duke përmirësuar sistemin e furnizimit me oksigjen dhe duke destinuar klinikat dhe në të njëjtën kohë do të detyrohemi të trajtojmë pacientët me Covid dhe duke lënë anash shërbimet e tjera dhe për të mos vazhduar kjo ne duhet t’i shikojmë me ngul zbatimin e masave”.

Major Arbnesh Ajvazi, drejtor i Divizionit për Siguri Publike në Policinë e Kosovës, tha se nga fillimi i pandemisë kanë shqiptuar 142 mijë fletëparaqitje.

“Policia e Kosovës ka vazhduar prej fillimit të pandemisë në respektimin e Qeverisë së Kosovës duke hartuar edhe planin Covid dhe jemi duke kryer me përpikëri punën tonë”.

“Kemi shqiptuar 142 mijë fletëparaqitje. 1 529 policë kemi pasur të infektuar”.

Kurse Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se situata me Covid-19 në nivelin lokal është e menaxhueshme, raporton EO.

“Gjitha komunat shtabet emergjente i kanë aktive dhe kanë takime të shpeshta dhe në kontaktet që i kemi pasur me kryetarët e komunave në nivelin lokal situata me Covid-19 është e menaxhueshme dhe kryetarët kërkojnë që mos të ketë ndryshim të masave”.

Drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës Adonis Tahiri, i ka quajtur të turpshme veprimet e subjekteve politike gjatë fushatës.

“Pasojat e saj ende nuk po i shohim por shkaktarin po e dimë. E turpshme nga secili subjekt politik ajo çka ka ndodhë në fushatë. Dëmi tjetër i fushatës është nëpërkëmbja e punës së policisë se Kosovës”.

Përderisa Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente, ka thënë se rreth 20 mijë raste janë paraqitur brenda një muaji.

“Mbi 20 mijë raste në janar dhe shkurt kanë kërkuar shërbim, dhe kam të dhënë të sakta dhe i kemi kamerat që sjellin gjitha qendrat e mjekësisë Urgjente”.

Zëdhënësi i MSh-së Faik Hoti ka folur për  lansimin e fushatës “Bashkë kundër Covidit” e cila do të lasohet të premten në orën 11:00 në IKShPK.

“Kjo fushatë përbëhet prej dy pjesëve që ka të bëjë me rëndësinë e mirëmbajtjes së masave që janë në fuqi dhe e dyta k të bëjë me përgatitjet për vaksinim dhe informimin e popullatës për vaksinim”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme