67 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me COVID- 19 është 67.

Siç thuhet në njoftim, në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.493 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Të ngjashme