Afro 5000 njerëz këtë vit vdiqën nga fruthi në Kongo

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Fruthi ka vrarë pothuajse 5,000 njerëz në Republikën Demokratike të Kongos deri më tani këtë vit, thanë autoritetet.

Afro një çerek milioni njerëz janë infektuar në vendin afrikan në vitin 2019, me raste në çdo cep të vendit, njofton Klan Kosova. Siç shkruan Daily Mail, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha që ishte epidemia më e madhe dhe lëvizja më e shpejtë në botë.

Në shtator qeveria e Kongos, nisi një program të vaksinimit urgjent me qëllim të imunizimit të më shumë se 800,000 fëmijëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme