Antibiotikët po përdoren në shumë raste pa nevojë, sfidë mbetet blerja e tyre pa recetë

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 11:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka mbajtur konferencë për medie për shënimin e Javës Botërore të ndërgjegjësimit për rezistencën antimikrobike.

Dafina Gexha-Bunjaku, ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë, tha se sfidë mbetet përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve sidomos në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe shtirja në barnatore pa recetë të mjekut.

Edhe pse thotë se nga viti 2011 deri në 2018 Kosova ka shënuar ulje të ndjeshme në konsumin total të antibiotikëve prej 25%.

“Sot për shkak të keqpërdorimit të tyre njerëzimi po përballet me një kërcënim serioz shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës ndaj antibitoikëve e cila ka sfiduar dobinë e tyre dhe aftësinë tonë për menaxhimin efikas të pacientëve me infeksione të ndryshme”.

“Rezistenca antimikronike është sfidë edhe për shëndetësisë kosovare. Në Kosovë mikroorganizmat indikator të rezistencës janë 2-5 herë më të lartë se sa mesatarja evropiane për të gjithë antibiotikë e krahasuar. Sfidat kryesore të kësaj fushe në vendin tonë janë përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve sidomos në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe shtirja në barnatore pa recetë të mjekut”.

“Deri tani MSh-ja ka zbatuar dy plane veprimi për rezistencë antimikrobike. Nga viti 2011 deri në 2018 Kosova ka shënuar ulje të ndjeshme në konsumin total të antibiotikëve prej 25%, megjithatë ende prin në Evropë me keqpërdorim e antibiotikut cefriaxonit”.

Përfaqësuesja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Edita Haxhiu tha se është i nevojshëm edukim i popullatës për përdorim adekuat të antibiotikëve.

“OBSh e përkufizon rezistencën antimikrobike si një nga 10 kërcënimet kryesore globale të shëndetit publik me të cilat përballet i gjithë njerëzimi. Rezistenca antimikrobike nxitet nga dy faktor keqpërdorimi dhe mbipërdorimi, dy faktor të cilët mundemi me i evitua me një përdorim adekuat të antibiotikëve dhe me një përdorim jo të tepruar”.

“Ajo çka ne duhet të gjithë t]ë bëjmë si komunitet është t’i edukojmë së pari popullatën, familjen dhe punëtorët shëndetësor që të jenë të vetëdijshëm dhe të ballafaqohen me sfida dhe t’i kenë ato rregullat e shkruara që duhet t’i ndjekin gjatë punës së përditshme ky është çelësi i suksesit në Kosovës që asnjë antibiotik të mos jepet pa përshkrim të recetës dhe të mos keqpërdoret nga vetë mjeku”

Lul Raka nga IKShPK, tha se në vitin 2050 nëse bota vazhdon me trendin e keqpërdorimit në mjekësinë humane dhe veterinere do të vdesin 10 milionë njerëz nga mikrobet rezistente, shifër kjo më e madhe sa ata që vdesin nga kancerin, raporton EO.

“Sot në botë gati 5 milionë vdekje lidhen me rezistencën nga antibiotikëve tek infeksionet bateriale, kurse 1 milion e 300 mijë njerëz drejtpërdrejt kanë vdekur nga infeksioni rezistent. Faktori kryesor është keqpërdorimi i antibiotikëve pikërisht atëherë kur nuk ka nevojë, tek më së shpeshti kjo ndodh tek gripi, tek flama, tek infeksionet e rrugëve të sipërme të cilat shumicën e rasteve janë virale nuk ka nevojë me marr antibiotik, mirëpo mungesa e vetëdijes në popullatë dhe besa edhe tek profesionistët shëndetësor masat e pamjaftueshme të parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve përdorimi i antibiotikëve në veterinë”.

“Në vitin 2050 nëse bota vazhdon me trendin e keqpërdorimit në mjekësinë humane dhe veterinere atëherë më shumë do të vdesin njerëz nga mikrobet rezistente, 10 milionë parashikohet të vdesin më shumë sesa nga kanceri”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se kërkohet koordinim i të gjithëve që të parandalohen rreziqet.

“Rezistenca mikrobike është një kërcënim serioz për njerizimin sepse rrezikon arritjet më të mëdha që ka pasur shkenca”.

“Kjo çështje po kthehet në rrezik të madh dhe na prek gjithë shëndetësinë e bujqësinë. Tema bën thirrje për bashkëpunim të gjithë sektorëve që ka rol kritik në ruajtjen e shëndetit publik”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme