BE-ja dhuron për Kosovën edhe 800 mijë € për luftimin e pandemisë

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 10:32 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkimi Evropian (BE) ka sjellë një donacion në Kosovë, në vlerë prej 800 mijë euro, në luftimin e pandemisë , raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se përkundër që BE-ja po përballet vetvetiu me këtë pandemi, ndihma për Kosovën nuk ka munguar asnjëherë.

Ky donacion përbëhet nga pakoja në vlerë prej 5 milionë euro, të nënshkruar kohë më parë nga Qeveria dhe BE-ja.

Ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, donacionin është pjesë e ndihmës së unionit për të gjitha shtetet e Ballkanit.

Ajo ka kërkuar respektim të rekomandimeve të institucioneve nga qytetarët, duke marrë për bazë që sipas saj, sistemi shëndetësor nuk është në gjendje të mirë.

“Pandemia nuk është krizë vetëm në Ballkan, por në tërë botën. Jam krenare që kemi dal më një pako të tillë si ndihmë dhe i shohim kosovarët si vëllezër. I tërë ky donacion kap vlerën e 800 mijë eurove, që përbëhet në pakon e 5 milionë eurove”.

“Respektoni masat e IKShP-së sepse shumë qytetarë nuk po janë të vetëdijshëm për këtë sëmundje. Na ndihmoni ju medie që ky mesazh të shkojë direkt te qytetarët dhe e dimë se sistemi shëndetësorë nuk është në nivel të duhur”, tha ajo teksa kërkoi ndihmë nga qytetarët për luftimin e pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me këtë rast ka falënderuar taksapaguesit evropianë për ndihmat për Kosovën.

Madje ai ka thënë se në këtë fazë nuk ka gjë më të rëndësishme se sa shëndeti i qytetarëve, raporton EO

Zemaj kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat dhe të mos dëgjojnë thirrjet për mosrespektim të vendimeve nga Qeveria.

“Mos lejoni që të kemi donacione të tilla në pafundësi, na ndihmoni ta përfundojmë pandeminë, respektoni masat, zbatoni masat e MSH-së dhe IKSHPK-së, mos dëgjoni ata që thërrasin për padëgjueshmëri për vendimet e qeverisë, ruani shëndetin tuaj dhe të familjes, më e rëndësishme është shëndeti sesa politika apo dallimet politike që paraqiten në kohë pandemie”, tha Zemaj.

Zemaj shtoi se ky donacion i BE-së, nuk është i vetmi e as i fundit, është pjesë e e kontingjentit që kanë arritur më parë dhe na kanë ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë.

“MSh-ja është duke i koordinuar me donatorë dhe jemi të gatshëm që ky donacion nuk është i vetmi e as i fundit. Nuk është e tepërt që t’iu themi taksapaguesve evropian dhe që mjete të arrijnë në vendin e duhur. Më i rëndësishme është shëndeti sesa animet politike”, tha Zemaj.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se përkrahja e BE-së është ndihmë e madhe për institucionet shëndetësore kosovare.

“Në këto ditë kur e gjithë bota po përballet me pandemi, miqtë tanë kanë gjetur arsye që të na ndihmojnë përkundër që edhe shtetet e tyre po përballen me këtë pandemi”.

“Ndihma e sotme është ndihmë në ditë të vështira”, tha Sejdiu.

Në këtë donacion janë 5 defribilator, 350 oximeter, 400 shtretër, 127 200 maska mbrojtëse dhe 6 mijë teste.

Lexo më shumë:

Të ngjashme