Çdo i pesti fëmijë në Prishtinë me mbipeshë

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 12:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çdo i pesti fëmijë në Komunën e Prishtinës vuan nga mbipesha. Kështu u tha sot gjatë prezantimit të rezultateve të vizitave sistematike mjekësore nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk është hera e parë që Komuna e Prishtinës bënë vizita të tilla nëpër shkollat e kryeqytetit, duke përfshirë këtu edhe shkolla që gjenden në fshatra dhe periferi të qytetit.

“Nga këto raporte të vizitave nga mjekët në shkollat fillore dhe të mesme kemi arritur të kuptojmë që kemi fëmijë që vuajnë nga obezioni, apo mbi pesha..”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, Ambasadori i Republikës Çeke në Kosovë, Ivo Šilhavy, tha se këto rezultate të cilat kanë dal, janë të rëndësishme edhe për mua pasi që jam pjesë e Prishtinës.

“Jam i kënaqur që jam këtu sot dhe që jam dëshmitar i rezultateve sepse unë jetoj në Prishtinë, jam pjesë e Prishtinës. Ambienti dhe shëndeti janë të rëndësishme dhe sidomos për fëmijët.”- tha ambasadori Šilhavy.

Gjatë prezantimit të këtyre rezultateve u tha që fëmijët për dallim nga vitet e tjera, këtë vit me 22.3% janë me obezitet. Obeziteti është i paraqitur tek fëmijët 22.3%. Që do të thotë se çdo i pesti fëmijë është me obezitet.

Gjithashtu, qëllimi i këtyre rezultateve u tha se është rritja e zhvillimit psiko-fizik dhe parandalimi i sëmundjeve që mund të kenë fëmijët në moshën e rritursë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme