Covid-19 mund të lërë pasoja në sistemin nervor te punëtorët shëndetësorë, thonë ekspertët

Prishtinë | 06 Shk 2022 | 09:32 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekspertet shëndetësor në vend po e konsiderojnë shqetësuese numrin e lartë të personelit shëndetësor të infektuar nga Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Shqetësim tjetër është edhe trajtimi post-covid, për të cilët thonë se mund të lërë pasoja të mëdha në sistemin nervor te punëtorët shëndetësor. 

E për vaksinimin, thonë se ajo nuk është mburojë 100 për qind por që e ndihmon pacientin në tejkalimin e kësaj sëmundjeje.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, për Ekonomia Online ka thënë se ka mjaftueshëm vaksina por që kërkon që qytetarët të vaksinohen edhe me dozën e tretë.

“Të gjitha rekomandimet që dalin nga ministria e shëndetësisë varësisht nga rrethanat e vendit tonë duhet të zbatohen. Ne kemi mjaftueshëm oksigjen dhe barna nga lista esenciale janë të mjaftueshme. Për momentin i kemi 82 shtretër me pacientë të infektuar. Duhet të ketë vaksinim me dozën e tretë. Ka pasur njerëz të vaksinuar edhe ne dozën e tretë dhe janë infektuar. Por misioni i vaksinës është që të parandalojë forma e rëndë dhe spitalizimet sepse infektimet janë vështirë të parandalueshme. Dhe në çoftë se qytetarët marrin dozën e tretë mund ta kalojnë më lehtë virusin”, tha Vishaj për Ekonomia Online.

“Ministria e Shëndetësisë është duke ofruar sasi të mjaftueshme të vaksinës. Në qoftëse nga Covidi ka prekje të enëve të gjakut në sistemin nervor qendror sigurisht do të lërë pasoja. Por edhe kjo gjendje e stresit padyshim që te personeli shëndetësor do të lërë gjurmët e veta por profesionistët shëndetësor janë të trajnuar të veprojnë në raste emergjente dhe ne duhet të qëndrojmë me konsistencë me këtë situatë që nuk është aspak e lehtë për ne dhe qytetarët në mënyrë që edhe shëndeti i profesionistëve shëndetësor të mos dëmtohet”, tha Vishaj.

E internisti Driton Vela për Ekonomia Online ka bënë apel te qytetarët që ta marrin dozën e tretë. Ai thotë se stafi shëndetësor të cilët kanë qenë në vijnë e parë të frontit do të jenë më të prekurit nga virusi.

Ai ka kërkuar nga ministria e Shëndetësisë shtim të kapaciteteve për vaksinimin e qytetarëve me dozën përforcuese.

“Ministria e Shëndetësisë duhet të insistojë të publiku që patjetër të merret doza përforcuese përkatësisht doza e tretë, të shtohen kapacitet në teren për ofrimin e këtij shërbimi ndaj qytetarëve. Ata të cilët kanë qenë në vijën e frontit stafi shëndetësor do të jenë më të prekurit andaj duhet të punojmë që ti mbrojmë luftëtarët e vijës së parë të frontit. Nuk mund ta them me një siguri të lartë. Është pak shqetësues ky nënvarianti BA2 i cili mund ta godasë Kosovën në një periudhë të papërshtatshme për shkak se po i  afrohemi periudhës gjashtë mujore kur fillon të bjerë efikasiteti i dozës së dytë sidomos ndaj hospitalizimit andaj inkurajojë qytetarët që ta marrin dozën e tretë e sidomos tash me shfaqjen e variantit të ri”, tha Vela, raporton Ekonomia Online.

Ndërkaq Vela ka kërkuar që nxënësit dhe fëmijët mbi moshën 5 vjeç duhet të vaksinohen me dozën e tretë.

“Mësimi online ka qenë problematik dhe këtë e kanë treguar edhe vetë zyrtarët e ministrisë së Arsimit. Në një situatë të tillë kur një numër shumë i madh i fëmijëve infektohen atëherë shkollat e caktuara janë të obliguara të kalojnë mësim online. Të gjithë ata që plotësojnë kriteret për tu vaksinuar janë fëmijët e moshën 5 deri 11 vjeç. Ndërsa sa i përket dozës përforcuese patjetër që duhet të merret sepse shkalla e mbrojtjes ndaj infeksionit me dozën e tretë po rritet në nivelin 70-75 për qind”, ka thënë Vela për Ekonomia Online.

Lexo më shumë:

Të ngjashme