Deputeti i PDK-së shërohet nga Coronavirusi

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19, raporton Ekonomia Online.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai luti qytetarët që t’i mbajnë maskat dhe distancën fizike për t’u mbrojtur nga virusi.

Krasniqi ka falënderuar punëtorët shëndetësor, për të cilët ka thënë se janë në linjë të parë të luftës me Coronavirusin.

Postimi i plotë i tij:

Miq të dashur,

Me kënaqësi ju njoftoj se pas ritestimit që kam bërë dje, sot jam njoftuar nga IKSHP se kam rezultuar negativ në Covid-19. Pas 15 ditësh trajtimi dhe ballafaqimi me virusin, e përfundova vetizolimin dhe tashmë jam i lirë që të vazhdoj punën dhe angazhimet e mia normalisht.

I falënderoj për kujdesin të gjithë ata me të cilët kam komunikuar në mënyra të ndryshme gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, ju uroj shërim të shpejtë e sa më të lehtë të gjithë atyre që janë të prekur nga Covid-19. Falënderime të veçanta për punëtorët shëndetësorë që janë në linjë të parë të luftës me koronavirusin. Ju ftoj të gjithëve që të jeni maksimalisht të kujdesshëm dhe të mbani maskat, distancën sociale dhe higjienën personale.

Me respekt,

Memli

Të ngjashme