Drejtori i ShSKUK-së: Pandeminë e menaxhuam mirë, u kemi dhënë prioritet vetëm rasteve emergjente

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 14:02 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë kohës sa zgjatë pandemia, në shumë klinika në QKUK-së do të trajtohen vetëm rastet emergjente në mënyrë që shtretërit të dedikohen për të prekurit me Coronavirus.

Këtë e tha drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu në një intervistë për Ekonomia Online. Sejdiu ka thënë se puna e parë që kanë bërë ka qenë prioritizimi i klinikave, ku kanë bërë zbrazjen e Klinikës Infektive me pacientë tjerë, që më pastaj ka filluar mbushja e saj me rastet që kanë qenë pozitiv me Coronavirus.

“Në fakt koha e pandemisë, tek ne ka filluar pak më herët se të shfaqen e rastet e para. Kemi filluar me një përgatitje, duke formuar një komitet në nivel të ShSKUK-së multidiciplinor dhe pastaj kemi filluar edhe me përgatitjen hapësinore si dhe furnizimin që kanë qenë të rëndësishme, si dhe riorganizimin e punës dhe orarin. Kemi furnizuar stafin, por paralelisht kemi bërë disa lëvizje që na kanë ndihmuar që edhe këto materiale të kursehen”, tha ai.

“Kemi prioritizuar klinikat, fillimisht Klinikën Infektive e cila ka qenë me pacientë tjerë, kemi bërë zbrazjen e tyre e gradualisht është mbushur me pacientë që kanë qenë COVID pozitiv dhe në anën tjetër kemi liruar hapësira në Klinikën e Pulmologjisë, Dermatologji, por edhe kemi krijuar mjekim intensiv të ri që ka qenë objekti duke u ndërtuar te mjekësia sportive, pra me gjitha këto kemi arritur që t’i menaxhojmë mirë”, ka thënë Sejdiu.

Teksa ka folur për punën e stafit të institucionit që Sejdiu e drejton, thotë se prioritet i kanë dhënë klinikave që kanë qenë të prekur drejtpërdrejtë me pandeminë.

Ai thotë se edhe nëpër klinika i kanë vendosur dhomat intensive dhe filtra për të parandaluar përhapjen e kësaj pandemie.

“Nëse e krahasojmë stafin me vendet e tjera është një përqindje shumë e vogël e të infektuarave dhe krejt kjo është falë këtij organizimi, sepse edhe nëpër Klinika kemi bërë dhomat intensive, klinikat me prioritizime, pra që ato të cilat kemi parashikuar që të kenë fragmentim më të madh, i kemi prioritizuar edhe me furnizim material por edhe më gjëra tjera, që kanë ndihmuar si filtra për t’u parandaluar infeksionet që të hyjnë brenda spitaleve”, tha Sejdiu.

Në bazë të punës që po bëhet në ShSKUK, është riorganizuar edhe orari i ndërrimeve nëpër klinika. Sejdiu, për EO ka thënë se nga orari i punës që ka qenë nga ora 07-15, tash ky orar është ndryshuar me mjekë e infermierë.

“Është bërë një riorganizim me vendim të qeverisë që të bëhet një riorganizim dhe ndërprerjen e operacioneve elektive dhe në një far mënyre gjatë kësaj kohe kanë qenë të arsyeshme sepse stafi i cili ka qenë i rrezikuar, ka qenë mosha apo me ndonjë sëmundje kronike janë liruar dhe orari është vënë në atë formë që të mbulohet me 24 orë shërbime”.

“Orari i punës nga ora 07-15, tash ky orar është ndryshuar me mjekë e infermierë, pra jo të koncentruar vetëm në një ndërrim dhe kjo e ka pasur logjikën e saj, sepse infektimi i një ekipi kujdestare ka qenë mundësia që të zëvendësohet me ndërrimin tjetër. Siç ndodhi në Klinikën Intensiv, komplet një ndërrim ka shkuar dhe ndërrimi tjetër veç ka qenë i gatshëm”, tha ai.

E vendimi për ndarjen e 300 euro për Qeveria për mjekë e infermierë, nuk i ka gëzuar të gjithë. Ai thotë se i gjithë stafi në ShSKUK ka qenë i rrezikuar.

Sejdiu e pranon se disa prej tyre kanë përfituar nga kjo pako, por nuk e kanë merituar, dhe të njëjtëve u janë bërë rikthimi i mjeteve, raporton EO.

“Fakt është një pjesë e politikës së qeverisë, dhe janë ndarë nga 300 euro e që janë cekur kategoritë të cilët do të jenë përfitues dhe ato vendime se kush do të jenë përfitues, ne i kemi shpërndarë nëpër njësi tjera, mandej ata i kanë formuar listat dhe i ka vlerësuar stafin që ka mundur të jetë i rrezikuar”.

“Në fakt i gjithë Shërbimi Spitalor, duke përfshirë të gjitha klinikat dhe administratat dhe shërbime teknike, mendoj që kanë qenë të rrezikuar. Ka ndodhur edhe disa gabime sepse listat fillimisht janë bërë periudhë më të shkurtër, pra ka pasur që kanë përfituar por që nuk e kanë merituar dhe janë larguar pastaj nga kjo listë dhe janë bërë rikthimi i mjeteve”, ka thënë Sejdiu.

Lexo më shumë:

Të ngjashme