Drejtori i Spitalit të Gjakovës kërcënohet nga punëtori pasi ia ndërroi vendin e punës

Prishtinë | 22 Jan 2022 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një punëtor shëndetësor të Spitalit të Gjakovës, “Isa Grezda”, pasi ai e ka kërcënuar ushtruesin e detyrës së drejtorit në këtë spital, Ardian Jusufi.

Jusufi ka raportuar në Polici se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e Pulmologjisë, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit të punës e kishte telefonuar dhe kërcënuar.

“Me datë 22.01.2022 rreth orës 19:00, viktima (ushtrues i detyrës se drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda”, Gjakovë) deklaron se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e pulmologjisë, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit të punës kishte thirrur përmes telefonin viktimën duke i thënë: “ Pse ma ki ndrru vendin e punës?” , si dhe “Ta… nonen, guxo dil tash e mbas në rrugë!”, dhe e ka mbyllur telefonin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme